Ministrja e Arsimit, Abërie Nagavci është pyetur sot nga gazetarja e TV Arbëria, se pse ka zgjedhur të bëhet edhe këngëtare gjatë fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është shprehur se “Jashtë temës, jashtë orarit të punës, dhe mund të flasim për temat që nuk kanë të bëjnë me punën e Ministrisë së Arsimit”.
Me këtë rast duhet kujtuar se gjatë një tubimi në Kaçanik, Arbërie Nagavci, në prezencë të liderit të saj Albin Kurti, nuk kishte nguruar t’ia thoshte këngës së njohur epike “Kaçanikut i raftë pika nuk e ditka çka është frika”.
Video e plotë: