Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Arbëreshë Krasniqi vlerëson figurën e Fatmir Limajt: “Prodhon siguri për vendin”

Arbëreshë Krasniqi vlerëson figurën e Fatmir Limajt: “Prodhon siguri për vendin”

Kandidatja për deputete e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, gjatë emisionit “N’PULT” në TV Arbëria, ka deklaruar se figura e Fatmir Limajt është një profil serioz politik që prodhon siguri për vendin.

“Figura e Fatmir Limajt është një profil serioz që prodhon siguri për vendin; është një figurë politike me gjithë bagazhin e tij personal, intelektual dhe nga UÇK-ja, si dhe të gjitha mundësitë që i ka dhënë Kosovës në shtetndërtim.”- theksoi ajo.

Ajo theksoi se shumë projekte në vend mbajnë vulën dhe ndikimin e tij në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë kosovare.

Krasniqi shtoi se roli i Limajt është i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit, duke i dhënë qytetarëve një pikë referimi të sigurt në skenën politike.