Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arben Fetoshi zgjidhet drejtor i ri i Institutit Oktapus

Arben Fetoshi zgjidhet drejtor i ri i Institutit Oktapus

Instituti Octopus me seli në Prishtinë, ka njoftuar se e ka përzgjedhur profesor Arben Fetoshin si drejtor të ri të këtij Instituti. Kjo qendër hulumtuese për studime gjeopolitike, shprehet se është jashtëzakonisht e nderuar dhe e privilegjuar me këtë emërim.

Dr Arben Fetoshi, ka një përvojë të shquar profesionale dhe formim akademik që mund të jenë një vlerë e shtuar në funksion të misionit të Institutit Octopus. Ai është profesor në Fakultetetin e Filologjisë, përkatësisht në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka doktoruar në gazetari dhe shkencat e komunikimit. Ndërkohë, po ashtu, Arben Fetoshi ka diplomuar dhe magjistruar në të Drejtën Ndërkombëtare.

Gjatë karrierës së tij profesionale ai ka shërbyer edhe si Drejtor i Radios në RTK, ku edhe është dalluar me kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e medias në Kosovë. Me bagazhin e tij profesional në gazetari, komunikim dhe të drejtën ndërkombëtare, Profesor Fetoshi është një zgjedhje unike për ta udhëhequr Institutin Octopus në një epokë kur hulumtimet dhe studimet në këtë sferë po bëhen më të rëndësishme se kurrë me parë, për shkak të paqartësive globale.

Prandaj, presim me padurim fillimin e punës dhe inaugurimin e perspektivave të reja dhe inovacionit të domosdoshëm në kuadër të ekipit tonë, ka përfunduar komunikatën ky Institut.