Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arben Fetoshi: “Propaganda serbe po inskenon presion qytetar me ton alarmues”

Arben Fetoshi: “Propaganda serbe po inskenon presion qytetar me ton alarmues”

Arben Fetoshi ka reaguar për zhvillimet e fundit politike, duke i cilësuar si pjesë e një strategjie të dyfishtë të propagandës serbe, që synon të rrisë “presionin qytetar” përmes narrativave alarmuese.

Sipas Fetoshit, retorika për “kërcënim ekzistencial”, “eliminim institucional të serbëve” dhe “vijë të kuqe të kaluar” po përdoret për të viktimizuar Serbinë përballë aleancës trepalëshe Shqipëri–Kroaci–Kosovë dhe për të justifikuar militarizimin e saj nga Rusia dhe Kina.

Ai thekson se përmes reagimeve të organizuara dhe deklaratave politike, po inskenohet një klimë radikalizimi të brendshëm, me qëllim ruajtjen e instrumentalizimit të serbëve në Kosovë dhe minimin e stabilitetit në vend.