Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arben Fetoshi: Liria e mediave është garanci për demokracinë dhe sigurinë shoqërore

Arben Fetoshi: Liria e mediave është garanci për demokracinë dhe sigurinë shoqërore

Profesori Arben Fetoshi ka theksuar rëndësinë e lirisë së mediave në kuadër të Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së qytetarëve dhe funksionimit të demokracisë.

Sipas tij, në vendet ku media është e lirë, qytetari është më i mbrojtur dhe institucionet janë më të qëndrueshme. Ai ka përmendur edhe raportin e Reporterët pa Kufij, i cili këtë vit ka evidentuar një përmirësim të ndjeshëm të pozitës, me ngritje për 15 vende krahasuar me vitin e kaluar.

Megjithatë, Fetoshi thekson se sfidat mbeten të shumta, sidomos në aspektin profesional dhe rregullator, duke kërkuar një qasje më të koordinuar për mbrojtjen e hapësirës publike.

Ai ka nënvizuar se mediat kanë rol jetik në informimin e drejtë dhe në mbrojtjen e interesit publik, veçanërisht në një kohë kur dezinformimi, presionet politike dhe varësia ekonomike ndikojnë në punën e tyre.

Po ashtu, profesori ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve, transparencës mbi pronësinë dhe financat e mediave, si dhe qasjen në dokumente publike, duke i cilësuar këto si kritere me interes kombëtar.