Ambasadori izraelit në OKB-së: Izraeli do të mbrojë vehten!

Ambasadori izraelit që OKB, Danny Danon i tha Këshillit...

Bajqinovci mobilizon strukturat e LVV-së në Winthertur të Zvicrës- Mërgata e mobilizuar për fitoren e madhe të 9 shkurtit!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka zhvilluar një...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Apple përfshin ChatGPT-në në pajisjet iPhone e Mac

Extra AL PVC

Gjiganti i teknologjisë, Apple, do ta përditësojë aplikacionin e tij zanor, Siri, dhe sistemet e tjera operative me souftuerin e inteligjencës artificiale, ChatGPT.

Përditësimet do t’u mundësojnë përdoruesve të pajisjeve iPhone dhe Mac të kenë qasje në ChatGPT, falë partneritetit me zhvilluesin e këtij softueri, OpenAI.

Ata do të mund ta përdorin ChatGPT-në edhe për qëllime të tjera – jashtë pyetjeve për Sirin – përfshirë krijimin e teksteve dhe të përmbajtjeve.

Versioni testues do të jetë i disponueshëm në vjeshtë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, tha se këto risi do t’i çojnë produktet e kompanisë së tij “në lartësi të reja”.

Ai i bëri komentet teksa hapi Konferencën Botërore të Zhvilluesve në selinë e gjigantit të teknologjisë në Kaliforni.

Apple ka qenë nën presion për të përfshirë veçori të reja të inteligjencës artificiale në produktet e tij, pas rritjes së shpejtë që kanë pësuar rivalët e kompanisë që e kanë miratuar këtë teknologji.

Cook u ka thënë investitorëve qysh në vitin 2023 se kompania e tij do t’i qaset me kujdes kësaj teknologjie. /REL

spot_img

Të fundit

Ambasadori izraelit në OKB-së: Izraeli do të mbrojë vehten!

Ambasadori izraelit që OKB, Danny Danon i tha Këshillit...

Bajqinovci mobilizon strukturat e LVV-së në Winthertur të Zvicrës- Mërgata e mobilizuar për fitoren e madhe të 9 shkurtit!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka zhvilluar një...

Deklaratat për “sulm nga Serbia” përpjekje për të fituar simpatinë ndërkombëtare, thotë Prelec

Marco Prelec, hulumtues në organizatën e pavarur International Crisis...

Ambasadori izraelit në OKB-së: Izraeli do të mbrojë vehten!

Ambasadori izraelit që OKB, Danny Danon i tha Këshillit të Sigurimit se Izraeli nuk e kishte përjashtuar mundësinë e sulmeve të mëtejshme ndaj milicisë...

Bajqinovci mobilizon strukturat e LVV-së në Winthertur të Zvicrës- Mërgata e mobilizuar për fitoren e madhe të 9 shkurtit!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka zhvilluar një takim me aktivistë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje në Winthertur të Zvicrës. Bajqinovci mbi fotografitë e...

Rukiqi kritikon Qeverinë: Xhepat e qytetarëve të gërryer nga rritja e çmimeve, keni humbur 500 milionë nga sanskionet

Berat Rukiqi ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’ rreth pretendimeve të Qeverisë Kurti për vazhdimësinë e rritjes ekonomike në vend. Zyrtari i...