Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Teknologji > Apple me dyqan të ri në Malajzi

Apple me dyqan të ri në Malajzi

Apple ka prezantuar Apple Exchange TRX, dyqanin e parë në Malajzi, i vendosur në TRX të Kuala Lumpur – që është shkurtim i Tun Razak Exchange, një zonë biznesi.

Bëhet e ditur se në Apple Exchange TRX janë të punësuar mbi 160 anëtarë të ekipit, dyqani i të cilëve do të hapet më 22 qershor.

Siç raportohet, dyqani do të ofrojë sesione falas për klientët rreth pajisjeve Apple, duke mbuluar tema nga mësimet bazë e deri te fotografitë dhe videot në iPhone, shfaqje nga De Fam, seminare fotografike me Jason Smashpop dhe këshilla për redaktimin e videove, shkruajnë mediat e huaja.

Për të festuar hapjen e tij, një seri speciale “Jom Discover” do të shfaqet nga 22 qershori deri më 6 korrik.

Dyqani përmban një çati tre-dimensionale me panele xhami. Niveli i sipërm i tij lidhet me një park, duke sjellë dritë dielli dhe gjelbrim.

Ndryshe, Apple Exchange TRX funksionon me 100 për qind energji të rinovueshme dhe është neutral ndaj karbonit – ose të paktën kështu pretendon Apple.

Për të mbështetur këto pretendime, dyqani përmban materiale me cilësi të lartë si mure prej guri natyror, dysheme terrazzo dhe një tavan druri.

Themes by WordPress