Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Apple jep paralajmërimin: Mos e futni iPhone-in në oriz

Apple jep paralajmërimin: Mos e futni iPhone-in në oriz

Një zgjidhje e besuar prej kohësh për telefonat e zhytur aksidentalisht në ujë si duket nuk rekomandohet nga Apple.

Deri vonë është besuar se nëse vendosni një telefon në një pjatë me oriz atëherë orizi do të absorbent ujin, dhe të ndihmonte telefonin të kthehej në normalitet – por kjo do të dëmtonte telefonin tuaj.

Nëse iPhone juaj laget, një veçori e re dërgon një alarm duke ju paralajmëruar se telefoni juaj është i lagur dhe duhet të prisni për ta karikuar.

Gjiganti teknologjik këshillon përdoruesit të mos vendosin telefonat e tyre të lagur në oriz.

“Nëse vendosni telefonin në oriz atëherë grimcat e vogla mund të dëmtojnë iPhone-in tuaj. Mos e thani gjithashtu me burim të jashtëm nxehtësie”, deklaroi Apple.

“Mos futni ndonjë shtupë pambuku ose faculetë në portin karikues”.

Gjiganti teknologjik gjithashtu përdoruesit të mos tentojnë të mbushin iPhone-in derisa është i lagur.

Si mund të largoni ujin tek telefoni i juaj?

Apple rekomandon që ta tundni butësisht telefonin për ta nxjerrë ujin nga pajisja, dhe sigurohuni që ta nxjerrni edhe tek porti karikues.

Pas kësaj, lini iPhone tuaj në një zonë të thatë me rrjedhje ajri, prisni gjysmë ore dhe më pas përsëritni procesin.

Themes by WordPress