Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE në agjendën e së hënës

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE në agjendën e së hënës

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të jetë në agjendën e së hënës së Komitetit të Ministrave.

Lajmin e ka bërë të ditur Rejhan Vuniqi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian.”, ka shkruar Vuniqi.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022. Aplikacionin fillimisht e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pastaj, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës.

/TV Arbëria

Powered by WordPress