Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Apeli i GJKKO dënon me 2 vite burg Belerin

Apeli i GJKKO dënon me 2 vite burg Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka konfirmuar sot dënimin me dy vite burg për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Beleri u shpall më 5 mars nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit fajtor për “Korrupsion zgjedhor”, ndërsa apeloi vendimin në GJKKO e Apelit.

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e Fredi Belerit me 2 vite e 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit zgjedhor.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (Anëtar), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare), vendosi të konfirmojë dënimin me 2 vite burg për Belerin.

GJKKO vendosi po ashtu dhe dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Pandeli Kokaveshi, i cili u arrestua së bashku me Belerin, dhe do të qëndrojë në shërbim prove për 3 vite. Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore të 2023 në Himarë, u arrestua më 12 maj, 2 ditë para se të mbaheshin votimet.

Ambasadorja Greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi, ishte e pranishme në seancë. Ajo në dalje të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u shpreh se është shkelur prezumimi i pafajësisë.

“Për fat të keq, shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pyetje për sa i përket objektivitetit të procesit, siç është shkelja e prezumimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional, si dhe moslejimi i të drejtës së betimit”, tha ajo.

“Përparësitë për Greqinë mbeten gjithmonë respektimi i shtetit të së drejtës, proceseve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave të minoritetet, që janë parimet bazë të BE-së”, tha Kamitsi

“Zoti Beleri është zyrtarisht anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian. Është kërkesë demokratike që eurodeputetët të kenë mundësi të paraqiten në punimet e PE duke nisur që nga seanca e parë e korrikut që vjen”, tha ambasadorja Kamitsi.

Themes by WordPress