Policia e Kosovës njoftoi ditë më parë se ka marrë vendim për anulimin e konkursit për gradim në gradën rreshter, të shpallur më 12 shkurt të këtij viti.
Sipas Policisë, ky vendim erdhi “me qëllim të eliminimit të të gjitha paqartësive dhe ruajtjes së kredibilitetit të procesit të cilat mund të zbehin imazhin e Policisë së Kosovës, si dhe bazuar në rekomandimet e IPK-së”.
Megjithatë, ka pasur dyshime se shkelja themelore ishte ajo e udhëzimit administrativ për gradimin e policëve, duke u lejuar të marrë pjesë në proces një gjeneratë pa pasur të drejtë aplikimi.
Por, gjetjet, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla janë lëshime e jo keqpërdorime.
“Nuk ka pas raportime për keqpërdorime, ka lëshime. Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm sipas qytetarëve të Kosovës dhe këtë nivel besueshmërie ata kanë me majtë” tha ai.