Është udhëtimi i tetë i Blinken në rajon që nga 7 tetori dhe ai pritet të shtyjë për marrëveshjen e armëpushimit, të cilën presidenti amerikan Joe Biden e ka mbështetur.

Vizita vjen mes shenjave dekurajuese dhe pas një fundjave në të cilën u vranë mbi 200 palestinezë ndërsa Izraeli organizoi një shpëtim të katër prej pengjeve të mbajtura në Gaza nga Hamasi.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë “Ne jemi të përkushtuar ndaj fitores totale” dhe se ai nuk është i përgatitur “të ndalojë luftën pa arritur qëllimet tona për eliminimin e Hamasit”.

Një zyrtar i lartë i Hamasit, ndërkohë, ka thënë se barra i takon SHBA-së “të ushtrojë presion mbi okupimin për të ndaluar luftën në Gaza”.