Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda.

Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës 23:50 dhe njëkohësisht po cilësohet si meçi i shekullit.

Për ta shijuar këtë duel në mesin e mijëra tifozëve do të jenë të pranishëm edhe figura të mëdha të sportit.

Boksieri britanik, Anthony Joshua ka arritur në stadium për ta shikuar nga afër duelin e rivalëve të tij.

Të pranishëm do jenë edhe yje të futbollit si: Steven Gerrard dhe Cristiano Ronaldo.