Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “Anonymous” me mesazh të ri për Vuçiq: Hej, kukull e Putinit, ku je?

“Anonymous” me mesazh të ri për Vuçiq: Hej, kukull e Putinit, ku je?

Disa ditë pasi hakuan adresat elektronike të ushtrisë serbe, grupi i hakerëve “Anonymous” doli me mesazhe të reja që i kanë nisur Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilit iu drejtuan si “kukull e Vladimir Putin”.

“Hej, kukull e Putinit, ku je? Ende me qentë?”, ishte mesazhi drejtuar Vuçiq.

Qysh në fund të dhjetorit, ky grup hakerësh doli me një mesazh përmes videos, ku shtjellonte problemet që regjimi i Beogradit po shkaktonte në pjesën veriore të Kosovës.

“Ne kemi vërejtur se grupet kriminale serbe po përpiqen të provokojnë një konflikt të armatosur përmes tensioneve dhe provokimeve luftarake në veri të Kosovës. Presidenti autokratik serb Aleksandar Vuçiç, një kukull e Vladimir Putinit, po përpiqet të destabilizojë rajonin duke përdorur mekanizmat e dhunës dhe terrorit të kriminelit të luftës Slobodan Millosheviq, por dihet se tentativat e tij do të jenë vetëvrasëse”, tha Anonymous në fund të vitit të kaluar.

 

Vuçiq së fundi u përgjigj duke postuar një foto të tij duke luajtur me qentë

“Në kulmin e luftës në Ukrainë, Serbia ishte ende i vetmi vend që deklaroi zyrtarisht aleancë me Rusinë, duke refuzuar ftesat e vazhdueshme të Perëndimit për t’iu bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian”, ata iu referuan më pas qëndrimit që mori Serbia kundrejt luftës në Ukrainë.

“Reagimi ynë kolektiv do të jetë vendimtar dhe i menjëhershëm. Anonymous nuk është një grup i vogël njerëzish të pafuqishëm për t’u injoruar. Ne jemi një kolektiv i organizuar dhe globalisht aktiv i njerëzve me mendje të njëjtë dhe nëse nuk i ndaloni veprimet tuaja të rrezikshme në Kosovë, mesazhi ynë do të jetë e qartë”, kërcënuan ata.

Themes by WordPress