Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Anonymous hakon faqen e Ushtrisë serbe: Fashisti Aleksandar, mos e humb kohën me qentë e tu

Anonymous hakon faqen e Ushtrisë serbe: Fashisti Aleksandar, mos e humb kohën me qentë e tu

Grupi i hakerëve, Anonymous ka njoftuar se ka “thyer” web-faqen e Ushtrisë serbe.

Anonymous përmes një shkrimi në Twitter i ka dërguar mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur fashist.

“Web-faqja e Ushtrisë serbe është thyer. Fashisti Aleksandar, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Mos e nënvlerësoni as Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin”, është bërë e ditur në mesazhin e tyre.

Ky mesazh ka ardhur disa ditë pasi kishte nisur një “konflikt” online midis këtij grupi dhe Vuçiqit.

Gjithçka ka nisur kur Anonymous TV që në emër ka të vendosur flamurin ukrainas, i kishte bërë thirrje Vuçiqit që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në Kosovë./The Geopost

Themes by WordPress