Analisti Ali Sefaj duke komentuar ankesat e Vetëvendosjes në PZAP ka thënë se ankesa bëjnë zakonisht ata që humbin por që kësaj radhe sipas tij, kanë bërë edhe ata që kanë fituar.
I ftuar në emidionin “N’PULT” në TV ARBËRIA, Sefaj tha se çka shquhet te Lëvizja Vetëvendosje është adresa e kritikës në institucionet e pavarura, dhe tendenca siç tha ai, për me i kap ato ose me i qitë keq.
“Ankesa bëjnë zakonisht ata që humbin. Kësaj radhe kanë bë ankesë edhe këta që kanë fitu. Mirëpo ajo çka shquhet te Lëvizja Vetëvendosje shquhet adresa e kritikës në institucionet e pavarura, tendenca për me i kap ato ose me i qitë keq dhe veçmas mosmarrja e përgjegjësisë kur ata e drejtojnë institucionin dhe çështja më e habitshme ajo kur kryeministri e fajësonte opozitën dhe numrat që i kanë ata në KQZ duke pretenduar se atyre ju takon anëtarë më hsumë në bazë të rezultatit zgjedhor dhe harronte se partitë politike në Kosovë sipas Ligjit për Zgjedhjet me automatizëm certifikohen posa regjistrohen si subjekte politike”, tha tutje ai.