Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se më 13 qershor do të mbahet ankandi i tetë për 2024, ku do të emetohen obligacione me maturitet 7-vjeçar në shumë 20 milionë euro.
Investimi në obligacione është i sigurt dhe i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 7 vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Të interesuarit për ankand duhet të kontaktojnë njërën nga Bankat Komerciale në Kosovë, thuhet në njoftim.