Dy kombëtaret barazuan me rezultat 1-1.

Ishte Anglia që zhbllokoi sfidën, me anë të kapitenit Harry Kane i cili realizoi në minutën e 18-të, megjithatë danezët arritën që të barazonin shifrat jo shumë larg, kur mesfushori Morten Hjulmand realizoi një eurogol nga distanca në minutën e 34-të.

Me këtë barazim, Anglia mbetet e para në grupin C me 4 pikë, teksa Sllovenia dhe Danimarka ndajnë pozitat 2 dhe 3 me nga dy pikë, kurse e fundit Serbia me një pikë.