Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Angli – Serbi, Wayne Rooney tregon formacionin me të cilin duhet të luajnë ‘Tre Luanët’

Angli – Serbi, Wayne Rooney tregon formacionin me të cilin duhet të luajnë ‘Tre Luanët’

Wayne Rooney ka zgjedhur formacionin e Anglisë që do të zgjidhte për ndeshjen hapëse në Euro 2024 kundër Serbisë të dielën, nëse do të ishte trajner.

Skuadra e Gareth Southgate fillon fushatën e tyre në Grupin C kundër Serbisë këtë fundjavë përpara se të luajë me Danimarkën dhe më pas me Slloveninë.

Ish-kapiteni i Anglisë dhe tashmë trajneri, Wayne Rooney, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave të Tre Luanëve pas Harry Kane, ka zbuluar formacionin që do të zgjedhte në rast se do të ishte ai trajner.

Formacioni: Jordan Pickford; Kyle Walker, John Stones, Marc Guehi, Kieran Trippier; Declan Rice, Jude Bellingham, Phil Foden; Bukayo Saka, Harry Kane, Anthony Gordon.