Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Angjellkoviq: Prishtinës i nevojitej sulmi në kanalin Ibër-Lepenc për ta akuzuar Beogradin

Angjellkoviq: Prishtinës i nevojitej sulmi në kanalin Ibër-Lepenc për ta akuzuar Beogradin

Ish-kryeministri i dhunshëm i Kosovës, i vendosur në këtë post nga krimineli i luftës Sllobodan Millosheviq, aktualisht në shërbim të Vuçiqit si drejtor i Postës së Serbisë, Zoran Angjellkoviq, ka deklaruar se “është e qartë se Prishtinës i duhej incidenti në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok për të vazhduar presionin e mëtejshëm ndaj “popullit serb” në Kosovë dhe për të akuzuar Beogradin për gjithçka”.

Edhe ky shërbëtor i vogël i Millosheviqit, është ngutur të deklarojë se “presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në ditën e parë ka thënë qartë se Beogradi “nuk ka lidhje” me këtë ngjarje dhe se nuk është në favor të Beogradit që diçka e tillë të ndodhë”, transmeton Paparaci.

Angjellkoviq ka shtuar se kjo është arsyeja pse presidenti Vuçiq “ka insistuar se Beogradi është i interesuar” për një hetim ndërkombëtar, sepse gjëja më e rëndësishme është të përcaktohet se kush qëndron pas këtij incidenti.

“Kur e shikon atë kanal, ai që kishte dashur të zbatojë ndonjë sulm, nuk do të rrëzonte një pjesë të vogël të gardhit, por do ta rrëzonte mbikalimin”, ka thënë Angjellkoviq dhe ka shtuar se “Prishtinës i duhej një ngjarje e tillë për të vazhduar presione të mëtejshme mbi “popullin serb”, për të akuzuar Beogradin dhe për të vazhduar me dëbimin e mëtejshëm të “popullit serb” nga Kosova”.

“Sot na njoftuan se do të hyjnë në një tjetër postë. Nuk flas për atë se na mbyllën nëntë posta, javën e kaluar kanë hyrë dhe kanë marrë të gjitha orenditë dhe dje kanë paralajmëruar se këtë do të bëjnë edhe në Soçanicë, do të hyjnë, do të na marrin arkivat dhe kompjuterët. Ky është një provokim dhe presion i përditshëm i paramenduar ndaj serbëve në Kosovë”, ka pretenduar Angjellkoviq.