Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Angelina Jolie vjen sërish me akuza të forta ndaj Brad Pitt, pretendon se e ka dhunuar fizikisht në vitin 2016

Angelina Jolie vjen sërish me akuza të forta ndaj Brad Pitt, pretendon se e ka dhunuar fizikisht në vitin 2016

Ylli i kinematografisë Brad Pitt ka arritur të fitojë raundin e fundit në konfliktin e gjatë dhe të ndërlikuar me ish-bashkëshorten Angelina Jolie, që kishte të bënte me pronën e përbashkët të tyre, vreshtin francez Chateau Miraval, i vlerësuar me 500 milionë dollarë (461 milionë euro).

Aktori 60-vjeçar ka paraqitur kërkesa në gjykatat e Kalifornisë dhe Luksemburgut për të mbrojtur pjesën e tij në vreshtin e famshëm, pasi Jolie shiti aksionet e saj në kompani Yuri Shefler, pronarit të kompanisë ruse të vodkës ‘Stoli’. Pitt argumenton se ai duhet të ruajë kontrolle mbi shumicën e aksioneve në pronë, në bazë të kontributit të tij dhe angazhimeve të mëparshme financiare.

Ndërkaq, Jolie ka hedhur dritë mbi një aspekt tjetër të konfliktit, duke bërë të ditur se në vitin 2016, Brad Pitt ishte i dhunshëm, një fakt që sipas saj e shtyu ta niste procesin e divorcit. Në dosjen e re, avokatët e Jolie bëjnë këtë pretendim: “Ndërsa historia e Jolie e abuzimit fizik nga Pitt filloi shumë përpara udhëtimit me avion të familjes në shtator 2016 nga Franca në Los Anxhelos, ai fluturim shënoi herën e parë që ai dhunoi fëmijët, duke detyruar Jolie të nisë procedurat e divorcit”.

Sipas ekipit ligjor të Jolies, në qoftë se Pitt do të kishte pranuar të blinte aksionet e saj kur ajo i ofroi ato, mosmarrëveshja ligjore e tanishme do të ishte shmangur. Por, pretendohet se Pitt ka qenë në kundërshtim me këtë marrëveshje nga frika se dokumentet e vulosura nga beteja e tyre private e gjatë për kujdestarinë mund të bëheshin publike.

Pitt, i cili nuk përfundoi kurrë i akuzuar pas hetimit të akuzave për abuzim gjatë fluturimit të së enjtes më 14 shtator 2016, ka mbajtur një profil më të ulët në lidhje me këto pretendime. Ai dhe Jolie, të cilët u ndanë më 2016 dhe u divorcuan zyrtarisht në vitin 2019, janë prindër të gjashtë fëmijëve.

Çifti kishte blerë pronën e vreshtit Chateau Miraval përpara martesës së tyre, ku fillimisht Pitt zotëronte 60% të aksioneve dhe Jolie 40%. Ata u martuan në vitin 2014 te kjo pronë, dhe si pjesë e festimeve, Pitt i dhuroi Jolies 10% shtesë, duke sjellë përpjesëtimin në 50-50. Pas ndarjes, Jolie shiti pjesën e saj, por tani Pitt hedh poshtë vlefshmërinë e kësaj transaksioni dhe mbetet i vendosur për të ruajtur kontrollin mbi 60% të pronësisë së tij të Chateau Miraval. /Telegrafi/

Powered by WordPress