Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Angelina Jolie jep dorëheqje nga pozita e ambasadores së OKB-së për refugjatët

Angelina Jolie jep dorëheqje nga pozita e ambasadores së OKB-së për refugjatët

Aktorja amerikane, Angelina Jolie, ka thënë se do të japë dorëheqje nga roli i saj si ambasadore për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).

“Unë besoj në shumë gjëra që bën OKB-ja, sidomos në ruajtjen e jetës përmes ofrimit të ndihmës urgjente”, ka thënë Jolie, 47-vjeçare.

“Unë do të punoj tani me organizata të udhëhequra nga njerëzit, të cilat janë shumë të lidhura me zonat e konflikteve, dhe u japin atyre më së shumti zë”.

 

UNHCR ka thënë se Jolie ka qenë një prej personave më me ndikim që ka luftuar për të drejtat e refugjatëve.

Agjencia ka thënë se aktorja amerikane ka punuar në mbi 60 misione.

Muajve të fundit, ajo është takuar me njerëzit e zhvendosur si pasojë e luftës në Ukrainë, Jemen dhe Burkina Faso.

Themes by WordPress