Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Anëtari i PDK’së për përvjetorin e vdekjes së Deharit: Në vend që VV të punojë në zbardhjen e rastit, paska organizuar turne shahu e ping-pongu

Anëtari i PDK’së për përvjetorin e vdekjes së Deharit: Në vend që VV të punojë në zbardhjen e rastit, paska organizuar turne shahu e ping-pongu

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka kritikuar agjendën përkujtimore të Lëvizjes Vetëvendosje për ditën e përvjetorit të vdekjes së aktivistit të tyre, Astrit Deharit.

Gruda me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se në vend që partia në pushtet të punojë në zbardhjen e rastit të tij, po organizon “turne shahu dhe ping-pongu”, shkruan Insajderi.

Në përvjetorin e 8-të të vdekjes së Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje, në vend që të punojë për zbardhjen e rastit të ti, paska organizuar turne shahu dhe ping-pongu.

Pas katër vitesh në pushtet, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të ndriçuar këtë rast, por përkundrazi, kanë zhdukur mostrat e ti dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy here”, ka thënë ndër të tjera ai.

Gruda pretendon se partia në pushtet nuk do ta zbardhë rastin “vetëm që ta përdor politikisht”.

Powered by WordPress