Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë nis të mblidhen për të bërë homazhe te pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt.
Prezent në sheshin e Prishtinës është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe figura tjera politike të Kuvendi të Kosovës.
Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 17 vjet më parë.
Derisa mijëra protestues kundërshtonin dokumentin e Ahtisaarit, protesta eskaloi në momentin që janë hequr rrethojat e vendosura në mes të sheshit. Ishte policia e rumune e UNMIK-ut ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme duke përdorur edhe armë vdekjeprurëse.
Përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishte edhe shumë të plagosur.