Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka pasur kritika ndaj homologut të tij nga Barcelona, Xavi Hernandez, duke e kritikuar për komentet e bëra gjatë ditës së djeshme (e premte).
Gjatë konferencës së tij për shtyp të premten, menaxheri i Barcelonës, Xavi kritikoi Real Madridin për presionin e dukshëm ndaj gjyqtarëve duke përdorur kanalin televiziv Real Madrid.
44-vjeçari beson se ka një efekt të rëndësishëm në paraqitjet e gjyqtarëve sa herë që ata marrin drejtimin e një ndeshje të Los Blancos, duke përdorur si shembull përplasjen e fundit të diskutueshme me Almerian.
Ancelotti u pyet për këtë çështje në konferencën e tij për shtyp përpara derbit ndaj Real Madridit të dielën në Santiago Bernabeu.
Edhe pse ai refuzoi të komentonte, ai dukej se e ‘goditi’ mes rreshtave Xavin.
“Nuk dua të zbres në këtë nivel për respekt për futbollin spanjoll. Nuk është profesionale të flasësh për këtë”, ka thënë Ancelotti./Telegrafi/