Carlo Ancelotti është i bindur se ka mjaft cilësi në skuadrën e Real Madridit për të gjetur një zëvendësues të Toni Kroos brenda këtij sezoni.
Pasi konfirmoi se Los Blancos nuk do të nënshkruajnë më lojtarë këtë verë, ai deklaroi se ka tashmë një plan.
“Lojë vertikale është ajo që donim edhe me Kroos. Nëse futeni shpejt në pjesën e kundërshtarit, keni më shumë mundësi për t’i krijuar probleme kundërshtarëve”, deklaroi Ancelotti.
“Ku do të luajë Bellingham? Sa më afër zonës, aq më mirë. Kemi Modric, Tchoaumeni, Valverde. Kemi idenë të mbrohemi mirë dhe të përsërisim atë që bëmë mirë vitin e kaluar”.
Strategu italian ka të ngjarë të provojë variacione të ndryshme me mesfushorët e tij në ndeshjet parasezonale dhe gjithashtu në disa nga ndeshjet e hershme të sezonit 2024/25 të La Ligës.
Ai do ta bëjë këtë për të gjetur skemën e tij ideale të mesfushës dhe për të kuptuar se cili lojtar mund të mbushë boshllëkun e lënë nga Kroos më mirë.
Bellingham duket se është i gatshëm të ruajë rolin e tij si mesfushori më i avancuar në sistem dhe të krijojë një linjë të frikshme sulmuese me Vinicius Jr dhe Kylian Mbappe