Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ancelotti i ka disa llafe për treshen Mbappe – Endrick – Guler

Ancelotti i ka disa llafe për treshen Mbappe – Endrick – Guler

Carlo Ancelotti e ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku ka shpalosur tema të ndryshme.

Trajneri i Real Madridit ndër të tjera ka folur edhe për dy prurjet e reja të “Los Blancos”, Kylian Mbappe dhe Endrick, por edhe për super-talentin turk, Arda Guler, përcjell “Gazeta Express”.

“Mbi të gjitha, Mbappe do të na sjell kualitet, qëndrim dhe dedikim. Ai është duke u adaptuar në ekip, siç kanë bërë të gjithë të tjerët. Ne jemi mjaft të lumtur që ai është këtu sepse ai ka kualitete të mëdha. Jam i sigurt se, duke e parë personalitetin e tij, ai do të ambientohet shpejt. Të gjithë në Real Madrid janë mjaft të lumtur që ai është këtu: tifozët, kryesia, bashkëlojtarët, trajneri… Ne jemi mjaft të lumtur që ai është këtu. Jemi të sigurt se do të japë kontribut dhe do të luajë mirë këtu”, deklaroi fillimisht Ancelotti.

“Unë vërtet e shijoj punën me Guler e Endrick sepse ata mësojnë mjaft shpejt. Ata iu kushtojnë rëndësi sugjerimeve dhe instruksioneve. Ata duan të rriten dhe të mësojnë, duan të përmirësohen. Është për të qeshur fakti se Vinicius, Rodrygo, Bellingham e Camavinga nuk konsiderohen më lojtarët më të rinj të ekipit. Ne e kemi një ekip të ri dhe me një të ardhme të ndritshme. Do t’ju takojë atyre dhe aftësive të tyre për t’u bërë bashkë si ekip dhe të bashkuar, për ta ndërtuar kështu një skuadër të madhe. Sepse, në fund fituese është gjithmonë skuadra, ekipi”, përfundoi Ancelotti.

Real Madridi e dominoi futbollin evropian në sezonin e fundit duke e fituar La Ligan në Spanjë dhe më pas edhe Ligën e Kampionëve.