Pas një Kampionati Europian nën qendër të vëmendjes me Turqinë e tij, Arda Güler pati një ndikim të menjëhershëm pas kthimit te Reali i Madridit. Lojtari i lindur në vitin 2005 la një përshtypje të shkëlqyer në ndeshjen miqësore kundër Milanit dhe vetë Carlo Ancelotti pranoi habinë kur pa evolucionin e tij fizik në vetëm pak muaj.
“Ai ka ardhur shumë mirë, ka punuar shumë gjatë pushimeve. Tani është më i fuqishëm, më rezistent dhe me të njëjtën cilësi. Do të jetë një sezon i rëndësishëm për të”, deklaroi Ancelotti.
Në fakt, siç shpjegon gazeta spanjolle, sfida për 19-vjeçarin turk është që ta përshtatë trupin e tij në nivelin e bashkëlojtarëve të “Los Blancos” që kur ka shkelur te Reali.
Pozicioni më i mirë për të është pranë zonës së penalltisë: “Mendoj se sa më afër portës, aq më mirë. Është shumë efektiv, shënon shumë me pak hapësirë, ka një talent të veçantë. E tregon më së miri afër portës”.
Fjalë të rëndësishme nga Ancelotti, por talenti turk duhet të përballet me konkurrencën e fortë pasi, përveçse është blerë Mbappe, janë edhe lojtarë të tillë si Bellingham, Rodrygo e Vincicius për fazën e avancuar.