Jude Bellingham dhe Brahim Diaz po planifikojnë t’i nënshtrohen operacioneve në shpatull këtë verë, sipas Diario AS duke cituar burime brenda Real Madridit.
Të dy lojtarët nuk pritet ta nisin sezonin pas do detyrohen të bëjnë ndërhyrje në kraharor, problem ky që po vuajnë që disa muaj.
Më herët, u raportua se Bellingham mund të vendosë të shkojë për një operacion pas Euros – ai do të kalonte tre muaj jashtë fushës në këtë rast.
Bellingham dhe Brahim kanë disa probleme me shpatullat e tyre, ndonjëherë duke luajtur me dhimbjen.
Megjithatë, mund të jetë e kushtueshme për ta dhe klubin që të humbasë fillimin e sezonit.
Por, më mirë është menduar që ata të kryejnë këto ndërhyrje tani, pasi do kenë kohë më të përshtatshme për t’u rikuperuar.