Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Analizë politike me Afrim Kasollin: Shqetësim mbetet pozicioni i Kosovës me aleatët

Analizë politike me Afrim Kasollin: Shqetësim mbetet pozicioni i Kosovës me aleatët

Analisti politik. Afrim Kasolli në ARB Debat me Rid Berishën, ka analizuar tri intervistat e fundit në këtë emision, atë me Fatmir Limajn, Ramush Haradinaj dhe Xhavit Halitin.

Kasolli ka thënë se të tre të intervistuarit veçuan si shqetësim rolin e Kosovës tek aleatët, sidomos raportet me SHBA-të.

“Janë njerëz me karrierë të gjatë në jetën politike, duke filluar nga periudha e luftës dhe kanë qenë aktivë deri në ditët e sotme. Sidomos tek Haradinaj, po ashtu edhe tek mysafiri Haliti, spikatin një shqetësim që edhe ne në vazhdimësi e kemi analizuar në bashkëbisedimet që kemi pasur sa i përket fatit të Kosovës, pozicionit të saj, sidomos me aleatët, ndryshimet që kanë ndodhur në SHBA, dhe se si do të sillet Kosova në raport me administratën Trump II. Pra, spikat shqetësimi mbi pozicionin e palakmueshëm në të cilin ndodhet Kosova dhe çfarë duhet të bëjë Kosova për ta kaluar këtë sfidë”, ka deklaruar Kasolli.

Kasolli gjatë analizës së tij thekson se i ftuari në ARB Debat, Fatmir Limaj potencoi se ndëshkimi i Qeverisë Kurti duhet të vijë përshkak të dështimeve në sektorin ekonomik e social.

“Në fakt, Limaj dallonte pak, sepse Limaj insistonte gjatë gjithë kohës se ndëshkimi i kësaj qeverie, përveç kritikave që vijnë nga partnerët perëndimorë, përveç mospajtimeve që kanë me qeverisjen e Kurtit, më shumë duhet të bazohet në zhvillimet e brendshme, në dështimin e saj për të adresuar premtimet sociale, ekonomike, investimet kapitale e premtimet e tjera që ka bërë para qytetarëve të Kosovës dhe nuk i ka realizuar. Ndërkohë, Limaj tha se ajo është një plus në aspektin diplomatik, por kjo qeveri para së gjithash duhet të ndëshkohet për dështimet klatante në sferën ekonomike, sociale dhe energjetike”, tha Kasolli në analizën e tij në ARB Debat.