Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Analizë e fazës së parë eliminatore të EURO 2024: Nga ajo se çfarë i mungoi Italisë, te struktura e Zvicrës, talentët e Turqisë dhe parashikimet për çerekfinalet

Analizë e fazës së parë eliminatore të EURO 2024: Nga ajo se çfarë i mungoi Italisë, te struktura e Zvicrës, talentët e Turqisë dhe parashikimet për çerekfinalet

Në podcastin e dytë të Telegrafi Sport është biseduar për ndeshjet e shkuara të Euro 2024, por edhe për çerekfinalet, duke nisur nga forma e dobët e Italisë, te gjenerata e talentuar e Turqisë, sistemi zviceran deri te parashikimet e ndeshjeve të radhës.

Tre gazetarët e Telegrafi Sport, Lavdim Pireva, Betim Zeqiri dhe Shkumbin Pireva folën për shumë gjëra që ndodhën në Euro 2024.

Interesante ishte fitorja e Turqisë ndaj Austrisë, ku u ndalëm tek gjenerata e talentuar e kësaj kombëtareje, që brenda vetës ka emra si Arda Guler, Kenan Yldiz, Ferdi Kadioglu, Barış Alper Yılmaz, Orkun Kocku, që të gjithë të ri, duke u kombinuar me veteranë si Hakan Calhanoglu, Merih Demiral e Cek Tusun.

Pastaj analiza e Italisë nga tre tifozë të Juventusit, Romës dhe Interit, duke zbuluar pikat e dobëta dhe mungesat.

Vjen një analizë e detajuar për suksesin e Zvicrës në EURO 2024 dhe deri ku mund të arrijë kjo. Në fund disa nga parashikimet për ndeshjet çerekfinale të EURO 2024, se kush kalon tutje.

Më poshtë mund ta ndiqni podcastin e plotë:

Powered by WordPress