Nesër do të mbahet mbledhja me liderët e partive politike të cilët i ka ftuar zyrtarisht Presidentja Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve, raporton TV Arbëria.
Në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për TV Arbëria, ka folur analisti politik Visar Xani, për takimin për të cilin diskutohet ai tha se fillimisht duhet të qartësohen nëse partitë politike duan zgjedhje të parakohshme apo zgjedhje siç parashihet me Kushtetutë.
“Mendoj që takimi fillimisht duhet të qartësohen nëse partitë politike duan zgjedhje të parakohshme apo zgjedhje siç parashihet me Kushtetutë në përmbyllje të mandatit të rregullt”, ka thënë Xani.
Xani thotë se çdo takim që ka për qëllim një konsultim të shëndoshë jo me kalkulime politike ose me favore politike është në suaza të asaj që parashihet me Kushtetutë dhe që ka mandat Presidentja konsideroj që edhe partitë politike duhet të jenë bashkëpunuese.
“Prandaj çdo takim që ka për qëllim një konsultim të shëndoshë jo me kalkulime politike ose me favore politike është në suaza të asaj që parashihet me Kushtetutë dhe që ka mandat Presidentja konsideroj që edhe partitë politike duhet të jenë bashkëpunuese me qëllim pasi po përmbyllet pak a shumë mandati i kësaj qeverie”, është shprehur ai.
Më tej, analisti deklaroi se duhet të mendohet një datë opsionale ose një datë e cila është e favorshme dhe sa i përket ngritjes së pjesmarrjes së qytetarëve për shkak që edhe ashtu afatet e rregullta parashihen te jenë në një dimër të ftoftë ku zgjedhjet mund të jenë me numër më të vogël të pjesmarrësve.
“Të mendohet një datë opsionale ose një datë e cila është e favorshme dhe sa i përket ngritjes së pjesmarrjes së qytetarëve për shkak që edhe ashtu afatet e rregullta parashihen të jenë në një dimër të ftoftë ku zgjedhjet mund të jenë me numër më të vogël të pjesmarrjeve të qytetarëve dhe konsideroj që edhe aspektet politike dhe ato praktike të qytetarëve duhet të jenë në konsideratë dhe duhet të kenë më shumë koordinim dhe një datë e cila mund pak a shumë t’iu përshtatet partive politike”, theksoi ai.
Xani potencoi se partitë në këto zgjedhje sa duken që janë gati po ashtu sipas tij duket se asnjëra parti duke që s’është e gatshme teksa shton se përbrenda kanë hamendje.
“Në këto zgjedhje sa duken që janë të gjitha partitë gati për zgjedhje po ashtu duket se asnjëra parti s’është gati prandaj ka hamendje brenda partive politike por që afatet e rregullta pak a shumë po përmbyllen dhe duhet të koncentrohen partitë politike me qëllim që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të kenë rezultatet që ato synojnë”, përfundoi Xani për TV Arbëria.