Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Analisti Ukaj: Kërkesat e Kurtit para takimit ishin elektorale, jo të sinqerta

Analisti Ukaj: Kërkesat e Kurtit para takimit ishin elektorale, jo të sinqerta

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq kishin për tu takuar bashkë më 26 qershor të këtij viti. Por, ky takim nuk u realizua pasi Kurti kishte paraqitur disa kushte për tu plotësuar nga Serbia.

Një javë më pas kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi u takua me homologun e tij, Petar Petkoviq në Bruksel në takim trpalësh.

Takimi u realizua ani pse kushtet nuk ishin plotësuar. Për ta komentuar këtë veprim, Televizioni Arbëria ka kontaktuar me analistin e njohur Fidan Ukaj.

Ukaj tha se kërkesat e paraqitura nga Kurti nuk ishin shumë të sinqerta, pasi jo me të drej♪ u realizua takimi mes Bislimit dhe Petkoviq. Analsiti tha se ato kërkesa më shumë dukeshin si elektorale.

“Kërkesat e kryeministrit kanë qenë jo reale, jo të sinqerta por se kërkesat më shumë mundem mi pa si kërkesa elektorale, ose keqpërdorim i marrëveshjeve apo i të gjitha gjërave edhe ndërkombëtare në funksion të përfitimit  të votës apo edhe ruajtjes së votës  elektorale të subjektit LVV”, tha Ukaj për TV Arbëria. 

Mes tjerash ai kujtoi edhe deklartata e kryeministrit, Albin kurti e madje edhe kryekuvendarit, Glauk Konjufca.

“A ju kujtohet kur Kurti thonte për propozimin evropian se ishte propozim i një baze të mirë për  formimin e asociacionit, Kryekuvendari Glauk Konjufca thoshte se është në frymën e Gjykatës Kushtetuese. Kurse tani që po shkojme në drejtim të zgjedhjeve nacionale dëgjojmë nga kryeministri  duke e quajtur nonpaper apo dokument pa nënshkrim pa adrese, duke rekomandu për me e nis për interpretim në Venecia, e që edhe kërkesat e kryeminsitrit Kurti ndaj paleve ashtu siq edhe u pa janë elektorale  dhe jo kërjesa parimore të Kosovës  në adresë të palëve tjera”, tha analisti Ukaj në lidhje me këtë çështje/ TVARBËRIA

 

 

 

 

 

 

Powered by WordPress