Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Analisti Spahiu: Kosova është dashur që një ditë pas sulmit në Banjskë ta ndërmarr një aksion të madh policor në veri kundër strukturave paralele

Analisti Spahiu: Kosova është dashur që një ditë pas sulmit në Banjskë ta ndërmarr një aksion të madh policor në veri kundër strukturave paralele

Analisti dhe komentuesi i zhvillimeve politike, Nexhmendin Spahiu, duke i komentuar tensionet dhe mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare edhe pas sulmit paramilitar dhe terrorist të grupeve të armatosura nga Serbia me 24 shtator të vitit të kaluar, në një intervistë për TV Arbëria ka konstatuar, se kjo është edhe pasojë e gabimeve strategjike të Qeverisë së Kosovës një ditë pas atij agresioni.

Sipas tij shteti i Kosovës është dashur që të nesmrën ta ndërmarr një aksion të madh policor në pjesën veriore të vendit me qëllim mbylljen e strukturave paralele , ndalimin e dinarit serb etj. Sikur ky veprim të bëhej të nesmrën, vazhdon analisti Spahiu, nuk do t’i kishim ato telashe as me dinarin, as për gjitha këto gjëra të cilat patën një jehonë të keqe ndërkombëtare, duke krijuar përshtypje sikur Kosova po i shtyp të drejtat e komunitetit serb etj. Në këtë mënyrë nuk do ta kishim këtë zhurmë, sanksionet do të ishin suspenduar.

Në këtë kontekst, ai ka pohuar se Qeveria e Kosovës nuk e ka shfrytëzuar si duhet në aspektin politik dhe diplomatik këtë aksion të suksesshëm policor. /TV Arbëria

Powered by WordPress