Analisti Mentor Shala ka deklaruar se qytetarët kanë një rol kyç në përcaktimin e drejtimit të vendit, duke theksuar se ata duhet të bëjnë një balancim të qartë të asaj që dëshirojnë për të ardhmen.
Sipas Shalës, zgjedhja e qytetarëve duhet të bazohet në vlerësimin e alternativave politike, profesionalizmit dhe integritetit të kandidatëve, përfshirë edhe kriterin e pa-korruptueshmërisë.
Ai ka theksuar se një vendim i matur dhe i përgjegjshëm nga ana e qytetarëve do të jetë përcaktues për stabilitetin institucional, zhvillimin ekonomik dhe pozicionin ndërkombëtar të vendit.