Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Analisti: Serbia po shkel sovranitetin e Kosovës – BE dhe SHBA duhet të reagojnë njëzëri

Analisti: Serbia po shkel sovranitetin e Kosovës – BE dhe SHBA duhet të reagojnë njëzëri

Analisti politik Blerim Burjani ka reaguar ashpër pas publikimit të konkurseve të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë për vende pune brenda territorit të Republikës së Kosovës, përfshirë komunat Obiliq, Gjilan, Prizren, Fushë Kosovë dhe Zubin Potok.

I pyetur nga TV Arbëria, Burjani e cilësoi këtë veprim si një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Kosovës dhe si një cenim të hapur të sovranitetit shtetëror.

“Natyrisht është shkelje flagrante e sovranitetit të shtetit të Kosovës dhe tentativë për të kontrolluar jetën e qytetarëve të Kosovës, pra qytetarëve”, u shpreh ai.

Sipas Burjanit, ky veprim nuk duhet të kalojë pa reagimin e institucioneve të Kosovës dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

“Duhet edhe të reagojë në BE, kjo qeveri duhet të njoftojë edhe ambasadën e SHBA. Kjo është e patolerueshme që një shtet tjetër të hapë konkurse”, deklaroi ai.

Analisti theksoi se Serbia po ushtron presion të vazhdueshëm ndaj komunitetit serb në Kosovë.

“Fatkeqësisht Serbia vazhdon të ndërhyjë në Kosovë. Qytetarët serbë të Kosovës po shantazhohen dhe po kërcënohen nga Serbia”.

Ai përfundoi duke apeluar për ndërhyrje të menjëhershme të faktorit ndërkombëtar.

“Kjo duhet të ndalet, dhe BE dhe SHBA duhet të flasin njëzëri për një ndërhyrje të tillë”. /TVArbëria