Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Analisti politik: Puna në Kuvend këtë vit ka qenë me shumë mangësi, disa deputetë nuk e kanë problem ta keqpërdorin votën e qytetarëve

Analisti politik: Puna në Kuvend këtë vit ka qenë me shumë mangësi, disa deputetë nuk e kanë problem ta keqpërdorin votën e qytetarëve

Analisti politik, Gani Qarri në një prononcim për TV Arbëria ka komentuar punën e Kuvendit për këto katër vitet e fundit.

Ai ka thënë se puna në Kuvend, këtë vit është karakterizuar me mungesa dhe mangësi të shumta.

Ai shton se me mungesa, në numër më të madh ishin deputetëve opozitar.

“Puna e Kuvendit të Kosovës këtë vit është karakterizuar me mungesa të mëdha dhe mangësi të shumta, ku veçanërisht të theksuara ishin mungesat e deputetëve opozitar, të cilat kanë bërë që edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, si tërësi, të dëshmojë performancë mjaft të dobët dhe në 200 seancat e mbajtura parlamentare, gjatë kësaj Legjislature, bazuar në vet, evidencën e Kuvendit, numri i mungesave ishte 21% kurse mungesat më të shumta, shënohen nga partitë opozitare”, ka thënë analisti.
“Madje sipas raportit analtik të KDI-së, përgjatë kësaj Legjislature, deputetët e Kuvendit kanë bërë mbi 5 mijë mungesa (789 gjatë vitit 2021, 1490 në vitin 2022, 1608 gjatë vitit 2023 dhe 1155 mungesa në vitin 2024 dhe përveç 5 mijë mungesave të deputetëve, në këtë legjislaturë janë kontestuar mese 32 ligje, vetëm në Gjykatën Kushtetuese, nga opozita opurtune, kushtu që Legjislatura e Tetë e Kuvendit vërtet përbën precedent të paparë deri më tani, që nga çlirimi i Kosovës e këtej.
Kurse llogaritur në bazë të grupeve parlamentare, përqindja më e lartë e mungesave është shënujar te e ashtuquajtura “listë serbe me, gjithsej 1611^mungesa, apo 32%, pasuar nga LVV me 27%, apo (1361 mungesa), PDK me 16% (795 mungesa), LDK me 14% (729 mungesa), Grupi Multietnik 5% (259 mungesa), AAK 5% (256 mungesa) dhe Deputetët e pavarur 1% (37 mungesa).”, thotë tutje analisti Qarri.

Sipas analistit pavarësisht se kush e ka shumicën, në demokracitë bashkëkohore, qëndrimet e publikut janë të rëndësishme.

“Në fakt, pa marrë parasysh se kush e ka shumicën, në demokracitë bashkëkohore, megjithëse janë të vështira për tu matur saktësisht, qëndrimet e publikut janë të rëndësishme dhe ato pasqyrojnë besimin real, frikën, dëshirat, preferencat dhe parapëlqimet e qytetarëve,e si në çdo vend tjetër edhe në shtetin tonë të brishtë ku akoma nuk funksionon çdo gjë, sipas ligjit dhe rregullave në fuqi apo siç do të dëshironte qeveria, votuesi dhe qytetari i këtij vendi”, thotë ai.

Tutje analisti potencon se disa deputetë nuk e kanë problem ta keqpërdorin votën dhe besimin e qytetarëve.

“Dhe për deputetët të cilët nuk e kanë problem ta keqpërdorin votën dhe besimin e qytetarëve, sjelljet e tyre nuk varen nga shumica në Kuvend, madje ata tradhtojnë edhe shpresat e elektoratit që u ka dhënë votën e shpreh besimin, e sipas Sondazhit Social Evropian, i cili përdor metodologjinë e cilësisë e angazhimit të deputetëve në detyrë dhe ofron të dhëna të hollësishme mbi qëndrimet dhe sjelljet e publikut, shumë shpesh vërehet, se besimi i shprehur përmes votës së dhënë, jo vetëm nuk shpërblehet me punë serioze, por as nuk përputhet me misionin që deputetëve të vendit tonë, u ka dedikuar vota e elektoratit, kurse papërgjegjësia e tyre, më së miri vërtetohet, nga mungesat e shumta të deputetëve në Kuvend”, ka thënë analisti për TV Arbëria.

Analisti ndër të tjera flet edhe për dështimin e votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, thotë se është për çdo kritikë.

“Prandaj edhe sipas raportit të fundit të KDI-se, që nuk merren kryekëput me sondazhet e mediave, por pasqyrojnë qëndrimet e publikut bazuar në fakte dhe jo vetëm nga bindjet e opinionit, fjala më e shpeshtë e përdorur në Kuvendin e Kosovës ishte: “Për mungesë të kuorumit”, shkak i cili ka bërë që shumë seanca parlamentare të dështojnë dhe një mori marrëveshjesh me rëndësi, veçanërisht ato ndërkombëtare, të cilat kishin të bënin me ndihma e grande të ndryshme, për shtetin dhe popullin e Kosovës, si dhe zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e jetës së qytetarit, nuk kanë arritur të miratohen në Kuvend, që vërtetë është për çdo kritikë, andaj deputet të tillë, më 9 shkurt, nuk duhet të votohen më nga qytetarët dhe votuesit e vetëdijesuar të Republikës së Kosovës!”, ka thënë analisti Gani Qarri. /TV Arbëria

 

LEXO EDHE:

Imeri: Mungesat e deputetëve, qasja jo e duhur e grupeve parlamentare, dhe mosbashkëpunimi janë pikat më të dobëta të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës

Dembelizmi i partisë në pushtet në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës – “Mbi 5 mijë mungesa të deputetëve”, “Ska kuorum fjala më e përdorur”, “VV e dyta pas Listës Serbe me mungesa”