Është paralajmëruar se më 6 shtator, Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të vizitojë Kosovën, shkruan TV Arbëria.
Nga kjo vizitë është paralajmëruar një takim me kryenegociatorin e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi.
Lidhur me këtë vizitë, për TV Arbëria ka folur analisti politik, Fidan Ukaj i cili thotë se e sheh si përpjekje nga Lajçak për ta arsyetuar pagën që e merr nga BE-ja.
Kjo sepse sipas analistit Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në zgjedhje.
“Më shumë e shoh si përpjekje e zotit lajçak me arsyetu pagën qe e merr nga BE, me facilitu procesin dialogues, se sa si mundësi të zbatimit të ndonjë akordimi të arritur më herët. Për arsye se SHBA janë në zgjedhje, BE akoma nuk i janë konsolidu institucionet pas zgjedhjeve, e Kosova po pret të hyjë në muajt dinamik të zgjedhjeve, e presioni ndërkombëtar mungon e për rrjedhojë edhe mundësia e zbatimit të marrveshjeve”, ka thënë analisti për TV Arbëria.