Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Analisti politik për përgjimet: Kusari – Lila duhet të jap dorëheqje nëse…

Analisti politik për përgjimet: Kusari – Lila duhet të jap dorëheqje nëse…

Pas publikimit të përgjimit mes shefes së VV-së Mimoza Kusari – Lila dhe ish – nënkryetarit të Listës serbe, Milan Radoiçiq, ka reaguar edhe analisti politik Fidan Ukaj, raporton TVArbëria.

Në një prononcim për TVArbërin, analisti politik Fidan Ukaj, ka thënë se nëse vërtetohet se incizimet janë të vërteta, Mimoza Kusari – Lila duhet të jap dorëheqje i cili do të ishte akt primar i saj.

“Patjetër se nëse vërtetohet se incizimet janë të vërteta, së pari duhet të jap dorëheqje e që do ishte akt primar i Zonjës Kusari – Lila, e patjetër se prokuroria duhet me intervistu Zonjën Kusari – Lila”, ka theksuar Ukaj për TVArbërin.

TVArbëria poashtu ka kontaktuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në lidhje me këtë çështje, i cili ka refuzuar të jap një përgjigje për përgjimin e publikuar të shefes së grupit parlamentar të partisë së tij përkatëse, teksa tha se “Nuk merrem me atë çështje”. /TVArbëria/

Powered by WordPress