Pas kërkesavë të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ndaj Kosovës, për TV Arbëria ka folur analisti politik, Fidan Ukaj, i cili deklaron se këto masa janë të pasinqerta dhe sipas tij, Serbia përmes këtij veprimi synon të bëjë presion tek ndërkombëtarët.
Ukaj thekson se këto kërkesa që i paraqiti Serbia ndaj Kosovës, dikur presidenti Vuçiq bënte thirrje që të mos ndodhnin, siç janë marrja pjesë e serbëve ne zgjedhjet në veri dhe largimi nga institucionet.
“Në fakt një pjesë e madhe e tyre janë dhe kërkesa të më hershme, një pjesë edhe të faktorit ndërkombëtarë, sidomos formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, e ishte pikërisht presidenti Vuçiq i cili bëri thirrje serbëve të Kosovës, me i lshu edhe komunate dhe administratat, edhe gjyqësorin, e tash po i njëjti njeri kërkon që serbët e Kosovës të kthehen në gjykata në prokurori, po ashtu të ketë zgjedhje për katër komunat veriore ku thirrja pikërisht nga presidenti Vuçiq ishte ajo që e bojkotoi mundësin për me pas kryetarë të ri para disa muajve, e që ishte një mundësi e dhënë nga Qeveria e Kosovës që në atë pjesë të vendit përmes udhëzimit administrative që e nxorri qeveria për me e ndrru pushtetin në katër komunat veriore, nuk u shfrytëzua sepse ishte pikërisht thirrja e presidentit Vuçiq që e atakoi qytetarin serb për me dal në zgjedhje dhe me ndrru pushtetin atje. Do te thotë janë kërkesa që pikërisht presidenti Vuçiq në të kaluarën u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës me u largu nga institucionet, po ashtu mos me marrë pjesë në proces zgjedhor”, ka thënë analisti politik, Fidan Ukaj.
Tutje potencon se këto kërkesa janë bërë me qëllim të bëhet presion tek ndërkombëtarët.
“Janë kërkesa të pasinqerta por që ai shpreson që përmes këtyre kerkesave që i ka bërë me i ba presion faktorit ndërkombëtar që trysnin dhe presionin me e kthy ndaj Kosovës”, ka thënë Ukaj për TV Arbëria.
Kërkesat e Serbisë ndaj Kosovës:
Shpallja dhe mbajtja e “zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.
Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe
Tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga “bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme” në veriun e Kosovës.
Tërheqja e Policisë nga të gjitha institucionet “të cilat nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme në vitin 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative për qytetarët”.
Kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre gjyqësore.
Zbatimi i menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë” të arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe
Kryerja e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë, dinarë.