Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Analisti politik: Nga propaganda e përditshme për konflikt jo vetëm që po ikin qytetarët por edhe invesitorët e mundshëm

Analisti politik: Nga propaganda e përditshme për konflikt jo vetëm që po ikin qytetarët por edhe invesitorët e mundshëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një deklaratë së fundmi ka thënë se qeverisja e tij është arsye jo vetëm për të qëndruar në Kosovë, por edhe për t’u kthyer në atdhe, shkruan TV Arbëria.

Lidhur me këtë deklarat për TV Arbëria ka folur analisti politik Fidan Ukaj, i cili thotë se pikërisht qeverisja Kurti është arsyeja se qytetarët po ikin nga vendi.

Analisti thekson edhe deklaratat e kreut të shtetit që lidhen me luftë, si pasojë e kësaj sipas analistit nuk po ikin vetëm qytetarët por edhe invesitorët e huaj.

“Pikërisht kjo qeverisje e ky kryeminister është arsye e fortë e plotë qytetarëve që po ikin çdo ditë e më shumë, mos puna në të gjitha dikasteren e kësaj qeverie, ka bërë që me stagnu gjithçka, e njerëzit mos me pa perspektivë për të qëndruar në Kosovë, shtoja kësaj edhe propagandën e përditshme për konflikt jo vetëm që po ikin qytetarët por edhe invesitorët e mundshëm po ikin nga Kosova”, ka thënë analisti Fidan Ukaj për TV Arbëria.

Lexo edhe:

Kurti cek disa arsye pse qytetarët nuk duhet të largohen nga Kosova

 

Powered by WordPress