Blog Post

Arbëria TV > Featured > Analisti politik: Askush nuk mund t’i ik obligimit të Asociaciont, kërkesa për rinegocim të marrëveshjeve të deritanishme mund të jetë humbje kohe dhe të prodhojë kompromise të reja

Analisti politik: Askush nuk mund t’i ik obligimit të Asociaciont, kërkesa për rinegocim të marrëveshjeve të deritanishme mund të jetë humbje kohe dhe të prodhojë kompromise të reja

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Azinë, James O’Brien, ka deklaruar dje në Beograd, në një intervistë për RTS, se SHBA-të presin që të respektohen të gjitha marrëveshjet e dakorduara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në procesin e dialogut në Bruksel, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij Uashingtoni pret që sa më parë draft statuti aktual i Asocacionit, të hartuar nga Bashkimi Evropina, të dergohet për vlerësim  në Gjykatë Kushtetuese.

Ndërkohë, deri më tani kryeministri Kurti nuk ka marr asnjë veprim në këtë drejtim. Kurse partitë opozitare janë shprehur se nuk do ta zbatojnë këtë draft. Zyrtarë të PDK-së kanë deklaruar se do të instituojnë për ta rinegociuar të njëjtin në Bruksel. Kurse nënkryetari i LDK-së ka deklaruar se kjo parti është kundër këtij drafti.

Lidhur më këtë çështje, në një prononcim për TV Arbëria, analisti politik Visar Xani, ka deklaruar se SHBA dhe aleatët tanë çështjen e Asociacionit e kanë aspekt strategjik për të dërguar procesin e dialogut përpara.

Ai thotë se është vështirë për t’i ikur këtij obligimi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë çështjen e Asociacionit me gjasë e kanë aspekt strategjik për të dërguar procesin e dialogut përpara. Prandaj, nëse po bëhet fjalë për një aspekt strategjik, vështirë për t’i përballuar dhe për t’i ikur këtij lloj obligimi”, tha ai.

Xani vlerëson se kushdo qoftë në qeveri pas zgjedhjeve e ka të vështirë të përballueshëm një moszbatim të kësaj marrëveshjeje ose tendencë tjetër.

“Gjithsesi, tash në kohën e zgjedhjeve, vështirë për të besuar dhe dëgjuar si nga pozita si nga opozita që një marrëveshje e tillë mund të zbatohet për shkak që mendojnë nga aspekti elektoral dhe kjo çështje nuk është popullore dhe nuk mund t’i siguroj vota, por kushdo qoftë në qeveri, pas zgjedhjeve e ka të vështirë të përballueshëm një moszbatim të kësaj marrëveshjeje ose tendencë tjetër”, është shprehur ai.

Ai thekson se çështja e rinegocimit është po ashtu e vështirë, derisa shton se çdo marrëveshje që po rinegocohet në njëfarë mënyre po humbet kohë dhe kompromiset po bëhen edhe më të mëdha.

“Ne e kemi parë se çështje e rinegocimit është po ashtu vështirë për të menduar sepse çdo marrëveshje që po rinegocohet në njëfarë mënyre po humbet kohë dhe kompromiset janë edhe më të mëdha. Duhet llogaritur pra, me krahasu versionin e vitit 2013 dhe këtë të fundit, pra po shofim që nga cdo aspekt ka vetëm thellësi dhe në asnjë mënyrë daljen e një drast statut të favorshëm për Republikën e Kosovës”, përfundoi Xani për TV Arbëria.