Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar rëndësinë e Marrëveshjes së Uashingtonit, pas kritikave të ashpëra që kishte bërë më parë ndaj saj. Në një intervistë për TV Arbëria, analisti Afrim Kasolli komentoi ndryshimin e befasishëm të Kurtit, duke theksuar se situata e Kosovës mbetet e paqartë në arenën ndërkombëtare dhe mbështetja amerikane është thelbësore për vendin.
“Intervista e kryeministrit Kurti për mediumin spanjoll, dha një vlerësim pozitiv për marrëveshjen e Uashingtonit, të dakorduar para katër viteve, ndërmjet ish-kryeministrit Avdullah Hoti dhe Presidentit aktual të Serbisë, Aleksander Vuçiq, me nërmjetësimin e Presidentit Donald Trump, në atë kohë në Shtëpinë e Bardhë ishte befasuese duke e pas parasysh që ishte i njëjti që kishte zhvilluar një fushatë agresive kundër kësaj marrëveshje, duke e quajtur të dëmshme dhe që i cenon interest e shtetit të Kosovës, madje i njëjti pushtet dy vite pas dakordimit të kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, e kishte refuzuar edhe rezolutën e Kuvendit, me t’cilin i bëjnë thirrrje shtetit të Kosovës që t’i zbatonte obligimet që dalin nga kjo marrëveshje”, ka deklaruar Kasolli.
Sipas analistit Kasolli, kjo deklarata e Kurtit pro marrëveshjes së Uashingtonit është një përpjekje për tu afruar me administratën e re amerikane, të udhëhequr nga presidenti Trump.
“Pra kjo kthesë e çuditshme e kryeministrit Kurti mbase reflekton përpjekjen e tij për tu afruar me administratën e re amerikane, të udhëhequr nga presidenti Trump, pas kthimit të tij në pushtet, por duket që sinjalet nuk janë shumë të mira për të nëse i marrim parasysh disa deklarime të njerëzve të afërt të Trump-it në raport me kryeministrin Kurti. Këtu duhet kujtuar se ish-ndërmjetësuesi kryesor i kësaj marrëveshje, ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, është duke e sulmuar Qeverinë e Kosovës, konkretisht kryeministrin Kurti”, ka thënë Kasolli gjatë intervistës.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë: