Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Analisti Kasolli për bllokadën politike: Jemi futur në një “territor të panjohur”, një situatë e paprecedent në skenën politike të Kosvës

Analisti Kasolli për bllokadën politike: Jemi futur në një “territor të panjohur”, një situatë e paprecedent në skenën politike të Kosvës

Në një analizë të fundit, analisti politik Afrim Kasolli në TV Arbëria ka komentuar bllokimin aktual institucional në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Ai thotë se vendi ndodhet për herë të parë në një situatë ku Kuvendi nuk po arrinë të konstituohet.

“Duhet ta presim publikimin e aktgjykimit zyrtar të Kushtetueses. Të gjitha indikacionet, përfshirë deklarimet politike, tregojnë mungesë vullneti për zgjidhje të shpejtë”, u shpreh Kasolli.

Sipas tij, qoftë deklaratat e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe qëndrimet e subjekteve që deri dje ishin opozitare, nuk lënë hapësirë për mbështetje ndaj ndonjë kandidati nga Lista Serbe për kryetar të Kuvendit.

“Nuk ka shenja se dikush është i gatshëm të japë votën për ndonjë kandidat të Listës Serbe, dhe kjo flet shumë për krizën që po hyjmë”, shtoi ai.

Kasolli paralajmëron se situata aktuale po i fut institucionet e vendit në një territori të panjohur më parë.

“Ka pak shenja dhe vullnet politik se mund të dalim nga kjo krizë. Tash unë nuk mund t’i parashoh skenarët nëse dështon Kuvendi ta themelojë vetveten, çfarë vlerësimi do të marrë apo çfarë opinioni mund të japë Gjykata Kushtetuese”.

Ai përmbyll me një deklaratë të fortë:

“Është e qartë se po hyjmë në atë që në gjuhën angleze quhet “uncharted territory”, ‘një territor i panjohur’. Deri më tani, që nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, është hera e parë që Kuvendi nuk ka arritur të vetëthemeluar. Kjo është pa precedent në historinë politike të vendit”. /TV Arbëria