Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Analisti Kasolli paralajmëron pasoja nga ndërprerja e transportit në Prishtinë

Analisti Kasolli paralajmëron pasoja nga ndërprerja e transportit në Prishtinë

Analisti politik Atrim Kasolli ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur me ndërprerjen e trafikut urban në Prishtinë. Ai thekson se ajo që pritet të ndodhë nesër është vetëm një prelud i problemeve më të gjera që do të përballen qytetarët në të ardhmen.

“Derisa përfaqësuesit politikë e bllokojnë njeri-tjetrin për qëllime personale e partiake, viktima e parë e kësaj lufte janë shtresat më të ndjeshme të qytetarëve. Sepse, siç dihet, trafikun urban nuk e shfrytëzojnë pushtetarët me xhipa të zi e as ortakët e tyre biznesorë, por ai është mjet i qytetarëve të zakonshëm të kësaj shoqërie,” shkruan Kasolli.

Ai paralajmëron se pasojat e mosfunksionimit të transportit publik do të jenë të ndjeshme për pjesën më të madhe të qytetarëve, duke nënvizuar nevojën për përgjegjshmëri nga institucionet.