Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Analisti Kasolli: LDK-ja i ka prirë valles sa i përket shkeljes së normave dhe rregullave elektorale

Analisti Kasolli: LDK-ja i ka prirë valles sa i përket shkeljes së normave dhe rregullave elektorale

Analisti politik Afrim Kasolli, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një analizë lidhur me dënimet që partitë politike i kanë marrë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kasolli ka thënë se ekziston një perceptim se kreu i VV-së, Albin Kurti, prinë sa i përket gjuhës ofenduese, por sipas tij kjo del të jetë jo e saktë.

“Me kete rast nese vendimet e ketij trupi jane konform nomrave atehere i bie qe Lidhja Demokratike e Kosoves i ka prire valles sa i perket shkeljes se normave dhe rregullave elektorale. Sjellje kjo qe bie ne kundershtim me pretendimin e saj se eshre parti shembull i sjelljes demkkratike dhe e drejtuar nga nje lider qe disa here ne opinon ka dekleruar se meton te beje preje radikale nga e kaluara”, ka shkruar Kasolli.

Postimi i tij i plotë:

Sistemi i kapur apo partite opozitare i kane shkelur me shume rregullat ne kete fushate elektorale?

Ka ekzistuar nje vlerësim i përgjithshëm se ne këtë fushate zgjedhore, partia ne pushtet, konkretisht kryeministri Kurti i ka prire valles se polarizmit politik duke perdour nje gjuhe fyese ndaj partive opozitare dhe ne kundershtim me kodin zgjedhor. Mirepo cuditerisht vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa deri me tani kane zbuluar nje realitet tjeter.

Në total 10 subjekte politike u dënuan plot 287.700 euro. Lidhja Demokratike e Kosovës i prinë listës për nga shuma monetare e cila u dënua me 86.500 euro në 18 ditë fushatë.

E dyta për nga shuma dhe e para për nga dënimet, është Partia Demokratike e Kosovë. Kjo parti u dënua plot 16 herë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, shuma totale e të cilave, arrin në 74.000 euro.

E treta për nga dënimet si nga numri por edhe nga shuma, radhitet Lëvizja Vetëvendosje. Nga 11 herë sa u dënua, shuma totale arrin vlerën e 49 mijë eurove, raporton ATV
Me kete rast nese vendimet e ketij trupi jane konform nomrave atehere i bie qe Lidhja Demokratike e Kosoves i ka prire valles sa i perket shkeljes se normave dhe rregullave elektorale. Sjellje kjo qe bie ne kundershtim me pretendimin e saj se eshre parti shembull i sjelljes demkkratike dhe e drejtuar nga nje lider qe disa here ne opinon ka dekleruar se meton te beje preje radikale nga e kaluara.

Sidoqoftë, mbetet dileme se a kemi te bejme me nje sistem te kapur nga partia ne pushtet, ku kesaj te fundit i falen gabimet per shkak te kontrrollit politik qe mund ta ushtroje, apo me te vertete partite opozitare ne realitet kane pasur sjellje me jo demokratike per cka edhe u jane shqiptuar denime PDK-se me shume e gjoba LDK-se.

/TV Arbëria