Kryetari i LDK- se, Lumir Abdixhiku, sapo e deshmoi qe nuk paraqet asnje alternativë ndaj pushtetit aktual. Ai deklaroi se “prishtinasit, ndryshimin e katër viteve më parë po e kërkon dhe në nivel nacional. LDK dhe Prishtina më 9 shkurt bëhen një”.
E para fitorja ne balotazh e LDK-se ne Prishtine ishte per shkak te mobilizimit te te gjitha forcave politike kunder Vetëvendosjes, dhe jo per shkak te ndonje cilesie te vecante te “ardhacakut” nga Londra, ashtu sic kishte ndodhur ne vitin 2013 kunder LDK-se, kur kishte fituar Vetëvendosja.
E dyta se modeli aktual i qeverisjes ne kryeqytet do te jete shembull per tere Kosoven.
Mirepo, nese ka dicka qe qytetareve te Kosoves nuk duhet t’u ofrohet si alternativë eshte pikerisht shembulli i drejtimit te Komunes se Prishtinës. Madje, nje kohe kryetari i LDK-se dhe ai i Prishtinës dukej se i kishin ftohur raportet ndërmjet vete, pikërisht per shkak te deshtimit te ketij te fundit. Por ja qe tashme u kuptua se ata qenkan nje.
Me nje komunikacion kaotik, paaftesi qe per nje mandat te plote per ta zgjidhur nje problem praktik sikur se rrezikun nga qenet endecak dhe si komuna me më se shumti tendere njeburimor, Lumir Abdixhiku tregoi se alternativa e kaosit mbetet si oferte e tij per qytetaret e Kosoves per zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kuptohet, per ta maskuar brutalitetin e kesaj gjendje mjafton te perdoret Inteligjenca Artificiale