Analisti i pushtetit në studio televizive, Sadri Ramabaja thotë se opozita në Kosovë dhe Shqipëri janë ekzaltuar nga rikthimi në pushtet i Donald Trump.
Sipas Ramabajës, kur Trumpi ta marrë zyrtarisht pushtetin në janar “e lë opozitën, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë jashtë, që të vazhdojë me dafrungën e fitores!”.
Ramabaja tutje ka parashikuar “thellim të fitores së VV-së” në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Më 9 shkuart 2025 qytetarët në Kosovë, pavarësisht zallamahisë së opozitës dhe medias, do të thellojnë referendumin e 14 shkurtit 2021. Opozita do të vazhdojë festën për fitoren e Trump-it tutje e papërmendur, duke ngatërruar arsyen pse mbeti sërish jashtë “Shtëpisë së Bardhë” [të Eqrem Kryeziut!]”, ka shkruar ai.