Analisti Muhamet Bytyçi ka reaguar në rrjetin e tij social, lidhur me deklaratat e Presidentes Vjosa Osmani, e cila në një intervistë për mediumin Politico ka pohuar se gjatë këtyre 5 viteve janë shkatërruar 900 banda kriminale.
Ai ka shtuar se një qasje e tillë është shprehje e një strukture drejtuese aksidentale politike, që ka për motiv dëmtimin e imazhit ndërkombëtar të shtetit.
Prandaj sipas tij, Kosovës i duhet një klasë politike e pjekur e cila në radhë të parë do ta kishte shtetin e Kosovës.