Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Analisti Bedri Elezi për TV Arbëria: Cameron, sinjal direkt për Serbinë, mos e prekni Kosovën

Analisti Bedri Elezi për TV Arbëria: Cameron, sinjal direkt për Serbinë, mos e prekni Kosovën

Analisti i sigurisë, Bedri Elezi duke komentuar deklaratat e fuqishme të kryediplomatit britanik David Cameron ka thënë se ai është një mik i fuqishëm i Kosovës, duke e konsideruar si mesazhin më të drejtëpërdrejt që iu ka bërë Serbisë dhe presidentit Vuçiq reth një organizimi për një sulm të ngjashëm të Banjskës me qëllim agresioni.

Elezi në një deklaratë për TV Arbëria ka theksuar se ky mesazh ishte jo vetëm i qartë për Serbinë por njëkohësisht edhe për mbështetësit e saj, dhe një mesazh i cili mund të motivon gjithë strukturat e sigurisë qofshin ato lokale apo edhe ndërkombëtare siç është NATO për një vigjilencë më të lartë dhe njekohësisht një mesazh i qartë se faktori ndërkombëtar është i përcaktuar për ruajtjen e stabilitetit në përgjithësi në Ballkan.

“Qeveria britaneze në vazhdimësi ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm sa i përket sigurisë në përgjithësi. Mund të them që pas 24 shtatorit, kur Serbia bëri agresion ndaj Kosovës, e kemi parë një pozicionim të qartë të forcave britaneze, duke sjellë në Kosovë edhe forca shtesë nga njësitë e veçanta, sidomos të kotrolleve dhe ruajtjes së kufirit”, tha mes tjerash Elezi për TV Arbëria.

Sipas tij, deklaratat e fuqishme të Cameron, jamë një pozicionim i qartë i një anëtari të fuqishëm të NATO-s për sigurinë, ngase jemi të qartë se tanimë ka një pretendim të Serbisë për destabilizimin e Ballkanit, duke u bazuar edhe furnizim me armatime të reja dhe së fundi për vendimin ushtarak të detyrueshëm, me çka e ka bindur opinionin se është e gatshme përt organizimin e aktiviteteve të dhunshme.

Madje analisti i sigurisë ka theksuar se Cameron deklaratat i ka shprehur bazuar nga njohuritë që i ka edhe intelegjenca britanike në NATO, e cila konsiderohet ma e fuqishmja sa i përket problemit në veri, por edhe Britania, ia ka bërë të qartë edhe SHBA-së se Serbia mund të përgatitë një destabilizim serioz në veri të Kosovës, e shtyrë gjithnjë nga eptetitet ruse, të cilat e kanë shtrirë ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit, përfshi Dodikun dhe forcat proruese në Mal të Zi.

Ai ka nënvizuar se deklarata e Cameron është e qartë se Britania nuk do të lejojë të përseritet një agresion tjetër ndaj Kosovës.

Intervista e plotë:

/TV Arbëria

Themes by WordPress